Maturantët e një shkolle të mesme në Arizona të Shteteve të Bashkuara, kishin zgjedhur një metodë të pazakontë për të festuar përfundimin e studimeve.
Nxënësit e gjimnazit Bahsa në Chandler kishin mbledhur mijëra fleta në shkallët e shkollës, dhe në momentin që ra zilja ata i hodhën nga katet e sipërme duke ia dhënë përshtypjen të gjithë atyre që e kanë parë videon, se bëhet fjalë për një ujëvarë letrash, transmeton Telegrafi.
I diplomuari Jordan Ëhite ishte ideatori i kësaj ngjarje, i cili njëherit ka arritur të filmoj videon e cila ka pasur mjaft sukses në internet.
Shumë prej atyre që e kanë parë videon, kanë pyetur nëse i kanë pastruar letrat që i kanë hedhur në korridor. /Telegrafi/