Site icon Telegrafi

Daily Mail: Metoda e stilistes Vjosa Metaj-Cena vlerësohet si mënyra më e mirë për rregullimin e formës së vetullave (Video)

Stilistët botërore e kanë marrë shembull punën e artistëve shqiptarë të makijazhit për rregullimin e formave të vetullave.

Një video e shpërndarë në rrjetin social Facebook, për më pak se pesë orë është shikuar më shumë se 420.000 herë. Në video shihet stilistja e Studios Angel në Prishtinë, e cila e përdor një instrument të vogël për të bërë gravurë një pigment të zi në lëkurë, transmeton Telegrafi.

Pas aplikimit pigmenti fshihet me letër duke lënë pas një linjë të bukur me një formë të përsosur.

Vjosa Metaj-Cena është shprehur krenare që puna e tyre është njohur botërisht falë artikullit që i ka kushtuar Daily Mail.

Në ndërkohë, sipas Lady lash! Cosmetic Tatto në Sydney, procedura e njohur si ‘microbalding’, përdor gjilpëra për të krijuar shenja në lëkurë.

Kjo teknikë krijon linjë më të mirë sesa tatuazhet e rregullta kozmetike dhe i jep pamje më reale që zgjatë mbi 18 muaj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nxuukMJZ5L4

Exit mobile version