Telegrafi

A është kjo gruaja me më fat në botë? I shpëton rrufesë për disa centimetra (Foto)

Në Lancashire të Anglisë, një grua e moshuar është me fat që ka mbetur gjallë, pasi i shpëtoi për pak centimetra rrufesë që goditi përmes kulmit.

Si pasojë e vetëtimës, në kulmin e shtëpisë së Lily Miller është hapur një vrimë e madhe, teksa në dhomë dhe oborr, janë përhapur copëza të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në momentin kritik, 73-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat, por është hedhur në dysheme shkaku i goditjes.

“Jam me fat që mbeta gjallë, kam mundur ta pësojë dhe të vdes në vend”, ka thënë pensionistja Miller, e cila nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik.

Në fotografitë e postuara, shihet tavani i dëmtuar i dhomës së gjumit, kulmi i rrënuar dhe mbeturinat e shpërndara në oborr. /Telegrafi/