Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë vazhdon të jetë shumë e kërkuar dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka shfaqur një fotografi jo shumë të zakonshme në Instagram Story.
Një fans i saj kishte realizuar një portret bardhë e zi të Ramosajt, gjersa kishte përdorur ngjyra vetëm tek njëri sy.
Ky portret ka marrë menjëherë simpatinë e këngëtares, e cila nuk ka hezituar që ta ndajë këtë imazh me ndjekësit e saj.
Por një postim i tillë ngre dyshimet nëse portreti në fjalë është vizatuar me tendencë, duke zhvendosur vëmendjen vetëm tek njëri sy.
Hijezimi i syrit është simboli që përfaqëson shoqërinë “Illuminati”, gjersa simpatia e Beatrixit për këtë foto, rrit dyshimin se këngëtarja synon të jetë pjesë e kësaj shoqërie “të menduar”. /Telegrafi/