Tuna dhe Cozman akoma nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, edhe pse në mënyrë indirekte duket se e kanë paralajmëruar atë shumë kohë më parë.
Tani kur muaji prill ka filluar, shumica e këngëtarëve kanë publikuar nga një ose dy projekte, ndërsa një prej emrave më të njohur të skenës akoma nuk ka ndonjë projekt të ri.
Altuna Sejdiu duke mbajtur gjithnjë raporte të mira me fansat, publikon herë pas here foto nga eventet e ndryshme dhe koncertet, por nga projektet e paralajmëruara duket se akoma nuk ka diçka të re.
E gjithë kjo sipas gazetës panorama për faktin se partneri i saj, Cozman ka probleme me Drejtësinë shqiptare dhe rrezikon burgun.
Kujtojmë se Cozy ka publikuar ditë më parë këngën më të re të titulluar “Si dje”, i cili ka marrë deri më tani mbi 700 mijë klikime në kanalin muzikor YouTube.