Një piano jashtëzakonisht e rrallë, e cila vlerësohet rreth 194,000 dollarë, u shkatërrua kur transportuesit e mallrave e hodhën atë ndërsa e morën atë nga një studio regjistrimi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angela Hewitt, një nga pianistet kryesore klasike në botë, ka thënë se i janë dashur 10 ditë për të ndarë “lajmin shumë të trishtuar” sepse “ishte një tronditje e tillë për mua sa nuk dëshiroja menjëherë ta ndaja me botën”.
Piano e saj e çmuar F278 Fazioli ishte e vetmja në botë me katër pedale, shkroi ajo.
“Unë e adhurova këtë piano. Ishte shoqja ime më e mirë”, ka thënë ndër tjerash ajo.
Siç bëhet e ditur, korniza e saj është prishur, sikurse edhe shumica e strukturës, gjë që sipas një inxhinieri është vështirë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.
Hewitt tha që ajo “nuk mund ta besonte atë”, duke shtuar: “Nuk ka kuptim, financiarisht ose artistikisht, të rindërtohet kjo piano nga e para. Është kaput”.
Yes, it's true. At least nobody was hurt. A very unfortunate accident. I did so love my @Fazioli_Pianos that was resident in my home in Italy, and on which I made almost all my CD recordings for the past 17 years. Pianos are friends. https://t.co/yMvVgfgDc1
— Angela Hewitt (@HewittJSB) February 10, 2020
Ajo ka theksuar se mbante pianon në shtëpinë e saj në Itali dhe e kishte përdorur atë pothuajse për të gjitha regjistrimet e saj gjatë 17 viteve.
Hewitt i tha CNN se nuk do të komentonte më tej “ndërsa saga e sigurimeve është ende në proces”. /Telegrafi/