Meqenëse është rritur në Bronx, Jennifer Lopez ka qenë tifoze e Alex Rodriguezit për një kohë të gjatë, gjatë kohës kur ai luante për ekipin e MLB, New York Yankees.
Prandaj në vitin 2005, para ndeshjes ndërmjet Yankees dhe New York Mets në Shea Stadium në Queens, J.Lo duke mbajtur një kapelë të klubit të preferuar u takua me Rodriguezin dhe u përshëndet me të para Marc Anthonyt që asokohe ishte burri i saj.
Ndërsa tash është bërë e ditur se 47-vjeçarja ka nisur një lidhje dashurie me ish-lojtarin e bejsbollit. Çifti akoma nuk e ka komentuar lidhjen, mirëpo mediat i kanë cituar burimet e afërta të tyre që e kanë konfirmuar se ata janë bashkë.
Para lidhjes me Alex, Lopez për disa muaj pati një romancë me Drake, e cila përfundoi duke mos qenë serioze. Dhe pas pjesëmarrjes së Rodriguezit në disa koncerte të këngëtares, ata janë takuar disa herë dhe kanë nisur një romancë.
Lopez dhe Anthony e kanë finalizuar shkurorëzimin e tyre në vitin 2014, pas 10 vitesh martesë. Ata kanë një vajzë dhe një djalë binjakë, Emme dhe Max, ndërsa edhe Rodriguez ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme.
J.Lo i ruan marrëdhëniet me ish-burrin e saj, me të cilin pos takimeve të shpeshta, bashkëpunon edhe në fushën e muzikës. /Telegrafi/