Telegrafi

A është humbja e celularit po aq stresuese sa një sulm terrorist?

Për shumicën e njerëzve, ideja e humbjes së celularit është po aq stresuese sa ideja e një sulmi terrorist, sipas një studimi të ri.

“Physiological Society”, me bazë në Britani, ka anketuar 2,000 njerëz duke u kërkuar t’i rendin disa ngjarje në bazë të asaj se sa stresuese janë dhe kanë zbuluar se frika e të qenit në praninë e një sulmi terrorist është renditur e 13’ta dhe është vetëm gjysmë-pike para frikës së humbjes së celularit – që do të thotë se këto dy ngjarje janë pothuajse të barabarta sa i përket asaj se sa stresuese janë, transmeton Telegrafi.

Një rast vdekje në familje, burgimi dhe frika se zjarri apo uji do t’ua prishë shtëpinë janë renditur në top treshen e ngjarjeve më stresuese, ndërsa vjedhja e identitetit, planifikimi i një dasme, të pushuarit nga një punë etj, ishin renditur gjithashtu më lartë sesa një sulm terrorist.

Udhëheqësit e këtij studimi kanë treguar edhe një detaj tjetër të rëndësishëm: Femrat kanë nivele më të larta të stresit sesa meshkujt, ndërsa këto nivele të stresit rriten me moshën. /Telegrafi/