Është hera e dytë që Kosova tenton që t’ua ndalojë hyrje-daljen në Kosovë të gjithë atyre që posedojnë leje të njoftimit të lëshuar nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.
Vitin e kaluar, i njëjti vendim ishte në fuqi për disa orë, gjatë të hënës as që fillojë së zbatuari ky kushtëzim.
Për moszbatim të kësaj ndalese Qeveria e Kosovës ka thënë se pasur kërkesë nga ambasada e Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Por, në kundërshtim të vendimit të Prishtinës zyrtare për më shumë se një orë një grup i serbëve kanë bllokuan pikën kufitare në Jarinje, duke thënë se nuk duan të heqin dorë nga lejet e njoftimit serbe.
Gjatë bllokadës trafiku u pezullua, kurse Policia nuk ka ndërhyrë për të larguar grupin e atyre që kundërshtonin vendimin.
Për më shumë, shikojeni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel: