Site icon Telegrafi

Është hedhur shorti për garat ndërkombëtare ku garon Kosova

(Foto: basketbolli.com)

Në Freising të Gjermanisë është hedhur shorti për Kampionatet Evropiane për kategori të reja, si dhe Shtetet e Vogla.

Në këtë short kanë qenë pjesëmarrëse edhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, njëkohësisht si anëtare e Komisionit e të Rinjve në FIBA, si dhe Artina Hasani, menaxhere e evenimenteve dhe basketbollit 3×3 në FBK.

Dushku e hodhi shortin për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te meshkujt, për Divizionin C për U-18 te meshkujt, si dhe U-16 për meshkujt, që do të zhvillohet në Kosovë.

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, vashat Dardane do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Kampionati mbahet nga 28 qershori deri më 3 korrik në Qipro.

Vashat e Kosovës U-20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 korrik në Shkup.

Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U-16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 korrik.

Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 gusht.

Kosova U-20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 korrik.

Exit mobile version