Site icon Telegrafi

Është hapur tender për largimin e objektit të spitalit të djegur modular në Tetovë

Ka kaluar mbi një vit nga djegia e spitalit modular në Tetovës, ndërsa objekti i djegur ku jetën e humbën 14 persona, vazhdon të qëndrojë në po atë vend! Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, shpjegon se për largimin e të njëjtit, fillimisht është dashur leje e Prokurorisë që ka kryer hetimet.

“Pas marrjes së lejes, ne e kishim fazën e dytë ne e kishim prokurimit zgjedhjen e kompanisë që do merr mbi vete tërheqjen e këtyre mbeturinave dhe unë mendoj se jemi në fazën e fundit për largimin e mbetjeve dhe ai vend për fat të keq në memorien e tetovarëve do të jetë i hidhur por në historinë e mjekësisë do të jetë një përvojë që do të mësojmë shumë.”- deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi, thotë se tashmë është hapur tenderi për të cilin kanë aplikuar tre kompani, ndërsa në atë vend planifikohet të vendoset pllakë përkujtimore.

“Jemi në fazën e fundit për largim, tre ofertues janë paraqitur dhe në të gjithë asaj fazës të prokurimeve publike që duhet t’i nënshtrohemi ne si institucion jemi një fazën ku shqyrtohen ofertat e tre ofertuesve do bëhet përzgjedhja e ofertuesit që do të bëjë largimin e atij spitali modular që për fat të keq ngelet dhimbja e madhe për familjet edhe në shprehim ngushëllimet dhe besoj se në atë vend do të rigjallëroj jetë. Në atë vend ne parashohim edhe një pllakë përkujtimore për të gjithë viktimat”, tha Amir Elezi, Drejtor Spitalit të Tetovës.

Nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë jetën e humbën 14 pacientë. Seanca e radhës gjyqësore për këtë tragjedi është caktuar për më 7 dhjetor në gjykatën e Tetovës.

Exit mobile version