Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League tashmë që nga viti 2018 zhvillon Garën më të madhe të Robotikës në Kosovë për shkollat fillore publike dhe private të Kosovës, dhe për të gjitha institucionet edukative që punojnë me fëmijë të grupmoshave 6-15 vjeç.
Me mbështetjen e donatorit kryesor, Ambasadës së Amerikës në Kosovë dhe me mbështetjen e Fondacionit BONEVET dhe Gjirafa50, Kosova Makers League së shpejti do të fillojë sezonin e ri të Garës së Robotikës KML OPEN me temën “Udhëtimi rreth botës”.
Ftohen që të bëhen pjesë e garës, të gjitha shkollat fillore publike, private dhe të gjitha institucionet tjera edukative (OJQ, biblioteka, etj), duke krijuar ekipet e tyre prej 5 anëtarësh (4 nxënës/e dhe 1 mentor/e).
Në këtë sezon të ri të garës, Kosova Makers League do të pajisë falas me robotë edukativë micro:Maqueen Plus të gjitha institucionet edukative pjesëmarrëse në garë, ku gjithsej priten të shpërndahen 720 robotë edukativ për 180 ekipet pjesëmarrëse.
Me tërë zhvillimin dhe suksesin që Gara e Robotikës KML OPEN ka pasur nga viti në vit, po rezulton që edhe interesi i pjesëmarrësve të rritet, ku deri më tani veçse janë regjistruar 130 ekipe.
Andaj, nxitoni të regjistroheni në garë, duke mbushur aplikimin në linkun: https://bit.ly/3fCdcvq
Për më shumë informata rreth tërë organizimit të garës për këtë sezon, klikoni në linkun:
Afati i fundit për aplikim është 12 Nëntor, 2022.