Telegrafi

Është hapur konkurs për projektin e Spitalit të ri të Shkupit

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Konkurs për zgjedhjen e projektit ideor për Spitalin e qytetit të Shkupit me Lokacion në Komunën Aerodrom.

Siç deklaruan nga Ministria, konkursi do të zbatohet përmes sistemit elektronik për të hyra publike, ku do të publikohen qëllimet e projektit dhe kriteret e zgjidhjes.

“Me qëllim të sigurohet kujdesi spitalor në një rrjet të përcaktuar të spitaleve, të përgjithshme dhe të specializuara, në mënyrë adekuate t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe më gjerë, Ministria e Shëndetësisë beson se është e nevojshme të rritet kapaciteti i” spitaleve të tilla “dhe kështu për të zvogëluar presionin mbi shëndetin terciar në qendrën ekzistuese klinike”, thuhet në deklaratë.

Projekti ideo duhet të përmbajë ndërtim të spitalit me lartësi prej 18 metra, apo 4 kate. Qasja e trafikut në spital është zgjidhur nga dy rrugë edhe atë nga bulevardi “Vasko Karangelevski” dhe bulevardi “Jane Sandanski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrja në konkurs është anonime. Vlerësimi i konkursit do t’i ushtroj komisioni. Për pjesëmarrësit më mirë të ranguar Ministria e Shëndetësisë do të ndajë dhurata me të holla. Aplikimi mund të bëhet përmes postës, në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, më së voni deri 18 qershor në ora 13:00./Telegrafi/