Telegrafi

Është gjetur i varur Stan Kirsch i njohur për serialet “Highlander” dhe “Friends”

Stan Kirsch në serialin “Friends” (Foto: Screenshot/Evening Standard)

Aktori Stan Kirsch, i cili është i njohur për rolet e tij në serialet “Highlander” dhe “Friends” ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.

Në serialin fantastiko-shkencor nga vitet e tetëdhjeta, ai e ka luajtur rolin e Richie Ryan, ndërsa në vitet e nëntëdhjeta luajti të dashurin e Monicas.

“Me pikëllim të madh e kemi marrë lajmin për vdekjen e Stan Kirsch. Pa të, ‘Highlinder’ nuk do të ishte aq i mirë. Ofronte humor, mirësi dhe entuziazëm”.

(Foto: Screenshot/Twentytwowords.com)

“Ishte mësues i shkëlqye ri aktrimit dhe bekim për njerëzit. Gjithmonë ishte i kujdesshëm, i këndshëm dhe i sinqertë. Ngrohtësia e tij do të na mungojë”, kanë thënë nga seriali tij.

Pas roleve të tij në disa seriale, Stan filloi të jepte mësim për aktorët e rinj në një studio në Los Angeles.

Sipas njoftimeve të mediave të huaja, Kirsch është gjetur nga gruaja e tij në banjë, ku ka bërë vetëvrasje me varje. /Telegrafi/