Site icon Telegrafi

Është gjetur trupi i të zhdukurit Pino, është vrarë nga një vajzë dhe djalë

Nga Ministria e Brendshme deklarojnë se është gjetur skeleti i të zhdukurit Pineta Secondo dhe se bëhet fjalë për vrasje. Sipas Ministrisë së Brendshme, ekzekutuesit e vrasjes janë një djalë i ri dhe një vajzë me inicialet F. A. (27) dhe A. F. (22) nga Shkupi.

“Më 31.05.2019 njësia e krimit të sforcuar në kuadër të SPB Shkup deri tek Prokuroria Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër F.A. (27) dhe A.Gj. (22), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Bëhet fjalë për vrasjen e Pineta Sekondo, i cili më 11.12.2018 nga ana e nënës së tij, është paraqitur si i humbur në stacionin policor në kuadër të SPB-së Shkup. Më 29.04.2019 njësinë nga ana e qytetarëve është paraqitur se në vendin Bashinec në afërsi të Lubotenit, është gjetur një skelet njeriu i mbuluar me gurë. Pas marrjes së masave operative taktike u bë të kuptohet se autorët janë persona të mësipërme, me çka është marrë urdhër nga PTHP Shkup për kontroll në shtëpitë e të paraqiturve si dhe dy personave tjerë, të afërmi e të akuzuarit të parë . Në shtëpinë e personit të parë janë gjetur karta SIM, dokumentet personale, telefon celular, USB, memory kartë, dhe një automjet “Opel Ascona”. Për F.A. është nënshkruar një procesverbal qendror. Më 30 maj 2019, A.J. arrestuar”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version