Në ujërat e liqenit të Dibrës është gjetur trupi i 54-vjeçarit nga Dibra, i cili më 18 korrik është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.
Trupi është gjetur rastësisht nga një peshkatar, rreth orës 6 të mëngjesit, se si lëviz mbi ujin e liqenit në plazhin e qytetit, në afërsi të vendit të quajtur “hangar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetimi i vendit është kryer nga ana e Prokurorisë Themelore dhe ekipi i Stacionit Policor-Dibër, ku me urdhër të Prokurorit, trupi është dhënë në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, për shkak të autopsisë.
Trupi nuk ka pasur shenja të dhunës./Telegrafi/