Telegrafi

Është gjetur një minë afër poligonit të qitjes në Prilep

Është gjetur një minë kundër këmbësorisë, e prodhimit ish-RSFJ, në Prilep, në vendin e quajtur “Borulla”, pas vendit të qitjes “Lekovo”, në afërsi të rrugës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga MPB, në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipet hetuese nga stacionit policor në Prilep dhe Drejtoria e Zjarrfikësve për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Telegrafi/