Site icon Telegrafi

Është gjetur një kafkë në afërsi të Strazhës, nis hetimi

Mbetje të kafkës së njeriut janë zbuluar pranë rrugës magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të vendkalimit Strazha. Ekipet policore me urdhër të Prokurorit Publik kanë kryer inspektim të vendit dhe gjatë ditës planifikohet kërkim plotësues i terrenit, informojnë nga SPB Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave fillestare, kafkën e ka vërejtur një kalimtar i rastit, i cili mbrëmë rreth orës 13, ka ndaluar në një zgjerim të rrugës, gjysmë kilometri nga vendkalimi Strazha. Pas denoncimit është kryer inspektim, kur dhe është konstatuar që kafkës i mungon nofulla e poshtme. Materiali i gjetur është dhënë në analizë për vërtetim të moshës dhe veçantive tjera lidhur me këtë zbulim.

Nga SPB Tetovë, informojnë se vendi dhe terreni janë siguruar, ndërsa në koordinim me Prokurorin publik dhe me ekipe të specializuara pritet të fillojë kërkimi i rrethinës./Telegrafi/

Exit mobile version