Në lumin Vardar, pranë skedës së majtë, dje është gjetur kufoma e një gruaje me moshë afërsisht 45 vjeçare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rastin e ka denoncuar B.A (1992) nga lagja Qeramidnica i cili e ka vërejtur trupin në orën 13:45 dhe e ka nxjerrë nga lumi.
Siç njoftohet nga MPB, ekipi kujdestar i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Në trupin e kufomës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokuroria Publike dhe SPB Shkup, ndërsa trupi është dorëzuar për autopsi. /Telegrafi/