Telegrafi

Është gjetur dhe do të restaurohet automjeti që Aerosmith e ka përdorur në turneun e parë

Steven Tyler (Foto: Getty Images)

Një furgon i vjetër, të cilin grupi legjendar, “Aerosmith”, e ka përdorur në turneun e parë muzikor, është gjetur në një pyll në Massachusetts.

Furgonin ‘International Harvester Metro’ të prodhuar në vitin 1964, e ka gjetur ekipi i shout televiziv amerikan, “Pickers”.

(Foto: Pickers)

Një kohë të gjatë nuk kishte pasur informacione se ku ndodhej ky automjet, i cili është gjetur në një pronë private në Chesterfield, larg nga qyteti Boston, ku është themeluar grupi i famshëm amerikan.

Automjeti është shfaqur në History Channel në gjendje të keqe, mirëpo anash akoma e ka mbishkrimin “Aerosmith”.

Furgoni është marrë me bartës dhe pritet që të restaurohet në të ardhmen. Pronari i vendit ku është gjetur, ka thënë se automjeti ndodhej aty që prej kohës kur e ka blerë tokën.

Lexo po ashtu Lajmet për Aerosmith

Për gjetjen e automjetit tashmë është informuar njëri nga themeluesit grupit, Ray Tabano.

Pickers (Foto: Pickers)

“Kam frikë të them se sa shumë kohë ka kaluar, mirëpo me siguri janë 40 vite prej se e jemi vozitur në atë furgon. E vozisnim nga Bostoni në New Hampshire për 125 dollarë, ndërsa pasi e paguanim karburantin, rrugën dhe ushqimin, na mbetnin ka tre dollarë përfitim”, ka thënë Tabano.

Për ta marrë furgonin, ekipi i serialit të përmendur televiziv ka paguar 25.000 dollarë.

Aerosmith (Foto: Getty Images)

“Aerosmith” u formua në vitin 1970 në Boston të Massachusetts. Kitaristi Joe Perry dhe basisti Tom Hamilton u takuan me vokalistin Steven Tyler, bateristin Joey Kramer dhe kitaristin Ray Tabano duk e e formuar grupin.

Një vit më vonë, Tabano u zëvendësua nga Brad Whitford dhe grupi filloi të bëhej i njohur edhe jashtë Bostonit. /Telegrafi/