Telegrafi

Është gjetur 86-vjeçari nga Velesi i cili ishte në kërkim pasi nuk është paraqitur në vendin e caktuar

Me datë 13.04.2024 në ora 12:50, zyrtarët policorë nga Sektori për çështje kriminale në Aeroport dhe Draçevë në SPB Shkup e kanë gjetur N.S në Veles.

Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, pas udhëzimeve të prokurorit publik, ai është gjetur në banesën e tij në zonën e Komunës së Aeroportit, dhe për shkak të dëmtimit të shëndetit, është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.