Telegrafi

“Është i gjallë dhe po lëvizë” – kirurgët hoqën nga truri i një gruaje në Australi krimbin e gjallë tetë centimetra të gjatë

Ishte një ditë e zakontë në repartin e sëmundjeve infektive të spitalit Canberra për mjekun Sanjay Senanayake, derisa një koleg neurolog e thirri dhe i tha: “o zot, ti nuk do ta besosh atë që sapo gjeta në trurin e kësaj gruaje – është i gjallë dhe po lëvizë”.

Neurokirurgu Hari Priva Bandi hoqi një krim parazitar prej 8 centimetrave nga pacientja i tij, shkruan The Guardian.

Pacientja 64-vjeçare nga Uellsi i Ri Jugor, u shtrua për herë të parë në spital lokal në fund të janarit të vitit 2021, pasi kishte dhimbje barku dhe diarre për tre javë, të shoqëruar nga një kollë e thatë e vazhdueshme, ethe dhe djersitje gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Deri në vitin 2022, simptomat e saj përfshinin gjithashtu harresën dhe depresionin, duke nxitur një referim në një spital të Canberra. Një rezonancë magnetike të trurit të saj zbuloi anomalitë që kërkonin operacion.

“Neurokirurgët merren rregullisht me infeksione në tru, por ky ishte një zbulim që ndodh një herë në jetë. Askush nuk e priste që ta gjente”, tha Dr. Senanayaka.

Zbulimi befasues bëri që një ekip në spital të mblidheshin shpejt për të zbuluar se çfarë lloj krimbi ishte dhe, më e rëndësishmja, të vendosnin se çfarë trajtimi të mëtejshëm mund të ketë nevojë pacientja.

“Canberra është një vend i vogël, kështu që e dërguam krimbin, i cili ishte ende gjallë, direkt në laboratorin e një shkencëtari CSIRO, i cili ka shumë përvojë me parazitët”, tha Senanayake.

“Ai vetëm e shikoi dhe tha: “Oh Zoti im, ky është Ophidascaris robertsi”, shtoi mjeku Senanayake.

Ophidascaris robertsi është një krimb i rrumbullakët që gjendet zakonisht te pitonët. Pacientja e spitalit të Canberra shënon rastin e parë në botë që paraziti është gjetur te njerëzit.

“Pacientja jeton pranë një liqeni ku jetojnë pitonët. Pavarësisht se nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me gjarpërinj, ajo shpesh mblidhte barëra përreth liqenit për t’i përdorur në gatim”, tha Senanayake.

Mjekët dhe shkencëtarët e përfshirë në rastin e saj supozojnë se pitoni mund ta ketë nxjerrë parazitin përmes jashtëqitjeve në bar.

Ata besojnë se pacientja ndoshta e ka kontraktuar parazitin duke prekur drejtpërdrejt barin ose duke e ngrënë atë.

Pacientja po shërohet mirë, por gjendja e saj ende po monitorohet me kujdes. /Telegrafi/