Telegrafi

Është fundverë, shtoni dozën e ngjyrës së verdhë!

Kombinimet me ngjyrë të verdhë qëndrojnë shkëlqyeshëm krahas lëkurës së nxirë, ndërsa për më shumë kjo ngjyrë reflekton diellin. Filloni me orën dhe platformat e verdha, ndërsa kur të njiheni me këtë ngjyrë të çelët, do të dëshironi më shumë!E verdha bën pjesë në ngjyrat e ngrohta, ndërsa nën ndikimin e saj shtohet forca muskulore dhe qarkullimi trupor. E verdha është ngjyra më e ndritshme, e cila është simbol i lumturisë dhe suksesit. E verdha ka efekt edhe në shëndetin mendor, është energjike dhe e gëzuar.Këto janë disa nga arsyet e shumta për të cilat duhet të keni së paku një kombinim me këtë ngjyrë dhe të kënaqeni me të gjatë verës.Nëse nuk jeni të guximshëm për veshje me ngjyrë të verdhë “nga koka deri te thembrat”, atëherë blini disa elemente tjera të modës me këtë ngjyrë, siç është ora e verdhë ose rripi i hollë i verdhë që përshtatet për mrekulli me një fustan të bardhë veror ose pantallona.Ngjyra e verdhë ka një numër të madh kuptimesh duke filluar nga eleganca, pasioni e deri te arroganca, të cilat i përshkruajmë me nuancat e fuqishme.

Njëkohësisht, e verdha shumë lehtë mund të bëhet ngjyrë e të mos qenit besnike ose e turpshme (në të kaluarën e largët, prostitutat kanë mbajtur shami me ngjyrë të verdhë). /Telegrafi/