Ky është ‘fillimi i fundit’ për telefonët tradicional, sipas një raporti vjetor të teknologjisë.
Analistët besojnë se diçka krejtësisht e ndryshme mund të zëvendësojë telefonin inteligjent, siç janë unazat e mençura, byzylykët dhe syzet.
Edhepse krijuesit më të mëdhenj si Apple dhe Samsung zbulojnë telefona të ri me performancë të përmirësuar, shitjet e përgjithshme kanë rënë në shumicën e tregjeve kryesore, njoftoi raporti.
Katalizatori tjetër për telefonat e mençur mund të jenë mundësitë e ofruara nga rrjetet e 5G, faktorë të rinj ose përparime në realitetin virtual dhe të shtuar.
Themeluesja e institutit Future Today, Amy Webb, tha në raportin e saj vjetor mbi trendet e teknologjisë që 2018 shënon fillimin e fundit të telefonave.
Ajo sheh një kalim në një epokë të re të kompjuterëve dhe pajisjeve të lidhura me bazë të zërit, gjestit dhe prekjes.
‘Tranzicioni nga telefonat në pajisjet e mençura që mund të vishen dhe ndërfaqet e padukshme – unaza dhe rrathë që ndiejnë lëvizjen; syze të zgjuara që regjistrojnë dhe shfaqin informacion – do të ndryshojnë përgjithmonë se si përjetojmë botën fizike, shkruan Webb.
Analistë të tjerë thonë se telefonët nuk do të zhduken së shpejti, edhe nëse tregu po pauzon.
‘Telefoni i zgjuar nuk po largohet, por mund të ndryshojë formatin e tij,’ tha David McQueen, një analist për pajisjet e zgjuara nga ABI Research.
‘Tregu i telefonave ende ka këmbë për shumë vite që do të vijnë.’
McQueen tha në një raport të kohëve të fundit se industria mobile po evoluon në pajisje me eksperienca më intime, të nxitura nga inteligjenca artificiale, realiteti i përzier dhe kontrolli i gjesteve. /Telegrafi/