Telegrafi

Është fejuar Samanta Karavella?

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, ajo gjithnjë e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj romantike.

Së fundmi, është zbuluar një detaj lidhur me jetën personale të saj. Mësohet se Samanta i ka dhënë fund beqarisë.

Foto: Screenshot/Iconstyle

Burime për “Iconstyle” zbulojnë se Samanta është fejuar në 29 dhjetor 2021.

Më herët, u tha se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.

Gjithashtu edhe një foto e tyre u publikua pak kohë më parë, e cila është fotoja e para publike e çiftit. Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar.

Foto: Screenshot/Iconstyle

Nga ana tjetër, projektet muzikore nga ana e Samantës nuk mungojnë asnjëherë.

Karriera e saj muzikore po ecën tepër mirë, duke qenë se në vitin që lamë pas nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”.

Foto: Screenshot/Prive

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një projekt muzikor rreth një muaj më parë që titullohet “E vogla”.

Sa i takon jetës private, Samanta gjithnjë ka qenë e fshehtë dhe shumë e rezervuar, duke mos rrëfyer asnjëherë detaje.