Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, është fejuar ditë më parë me partneren e tij, Herolindën.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ai i ka njoftuar fansat për hapin e radhës në jetën e tij personale.
27-vjeçari ka pozuar me tashmë të fejuarën e tij, i veshur me veshje klasike, ndërsa ajo ka zgjedhur një fustan të kuq.
Njëherësh, në Facebook e ka publikuar edhe tortën që është në formë zemre, mbi të cilën janë të shkruar emrat e tyre. /Telegrafi/