Telegrafi

Është ende në arrati, Stresi: Ndodhem 300 kilometra larg Tiranës, jemi të pafajshëm

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka folur sërish për akuzat në lidhje me sherrin në Pejë.

Në një intervistë për Indeks Online, ai thekson se ndodhet rreth 300 kilometra larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se bashkë me Noizyn dhe DJ Crax janë të pafajshëm.

Sipas tij, vendimi për ekstradimin e Noizyt është absurd dhe i paarsyeshëm, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin, nën akuzën për përleshje me personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin.

Edhe përpara arrestimit, ata kanë theksuar se nuk kanë gisht në këtë ngjarje.

Stresi nga ana tjetër ka vazhduar me aktivitetet e tij, derisa po kërkohet nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/