Telegrafi

A është e zonja Marina Vjollca në këndim, ashtu si motra? (Foto)

Bukuroshja Marina Vjollca është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo publikon herë pas here fotografi të ndryshme, gjersa vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me moderimin në Top Channel.

Marina ka treguar se prezantimi në ekran ka qenë gjithmonë ëndërra e saj e madhe, teksa më vonë këtij pasioni iu bashkua edhe motra e saj e vogël Luana.

Lexo po ashtu Kështu është stolisur bredhi i Vitit të ri në ambientin e Getit dhe Marinës (Foto)

Por, kjo e fundit, nuk kaloi shumë kohë dhe filloi t’i futet edhe tregut të muzikës, duke realizuar disa këngë mjaft të suksesshme.

Muzika në familjen Vjollca, duket të jetë një pasion i të gjithëve, pasi edhe Marina njashtu sikurse Luana preferon shumë të këndojë, por nuk e praktikon asnjëherë këtë gjë.

Ajo ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shfaqet duke kënduar disa këngë në një mbrëmje muzikore, teksa e bën këtë gjë vetëm për qejf.

Marina këndon për qejf në mbrëmje muzikore. Foto nga Instagram Story.

Zëri i Marinës nuk është edhe aq në formë të mirë sa për të kënduar, gjersa e njejta ‘kritikë’ shpesh herë e përcjell edhe motrën e saj Luana Vjollca, e cila nuk është pëlqyer shumë nga fansat për interpretimin e saj live. /Telegrafi/