Karizma sipas horoskopit
Atyre mund t’u atribuohen shumë talente, kurse bukuria dhe sharmi i tyre natyror nuk pushojnë kurrë së magjepsur meshkujt.
Do t’i njihni lehtësisht mes të shumtave, pasi, përveç bukurisë së lartpërmendur, stili i tyre i veshjes dhe i të jetuarit nuk është asnjëherë klishe, transmeton Telegrafi.
Dashi
Pjesëtaret e kësaj shenje kanë një trup sportiv, duken të forta dhe kanë tipare të theksuara të fytyrës që vështirë mund të harrohen. Shpesh do të keni mundësinë të takoni një femër të spikatur të shenjës së Dashit me sy të veçantë apo një figurë të përsosur.
Dukja e tyre është në harmoni me personalitetin e fortë dhe energjik karakteristik të kësaj shenje dhe lëkura e tyre e mëndafshtë do të sigurojë që çdo prekje e kësaj bukurie të mbetet e ngulitur thellë në kujtesë përgjithmonë. Këto janë femra të bukura dhe pasionante, të parezistueshme.
Luani
Ndërtim i fortë, i këndshëm dhe shpesh atletik, luaneshat nuk bëjnë kompromis. Nuk do të kaloni shumë kohë duke kërkuar një Luaneshë, dukja dhe sjellja e së cilës ju lënë pa fjalë. Pëlqejnë të vishen në modë dhe të zbukurohen, dhe e shijojnë këtë.
Mund t’u atribuohen shumë talente, dhe bukuria dhe sharmi i tyre natyror nuk pushojnë kurrë së magjepsuri meshkujt. Do t’i njihni lehtësisht mes të shumtave, pasi përveç bukurisë së lartpërmendur, stili i tyre i të veshurit dhe i të jetuarit nuk është asnjëherë klishe.
Akrepi
Edhe kur janë të dobëta, femrat Akrep janë mjaft të forta në konstitucion. Këmbët e mira, shpatullat e gjera, një fytyrë e mrekullueshme me buzë sensuale dhe sy të mprehtë, shpesh i zbukurojnë këto zonja. Pjesëtarët e kësaj shenje zakonisht kanë flokë të bukur kafe dhe të trashë.
Nuk u pëlqen të zbukurohen shumë, por shija e tyre e hollë nuk do t’i lejojë kurrë të gabojnë. Kur vendosin t’ju pushtojnë, asgjë nuk mund t’i ndalojë ta bëjnë këtë. Bukuria e tyre është gjithmonë mbi mesataren dhe përveç meshkujve adhurohen edhe nga fëmijët.
Shigjetari
Zonjat e Shigjetarit janë shumë të pashme. Gjatësia mesatare, ndërtimi atletik, këto bukuroshe duket se kanë një talent natyral për t’u spikatur. Ato shpesh kanë një fytyrë të bukur dhe disi të zgjatur, një ballë të lartë dhe sy të theksuar të shndritshëm. Pëlqejnë të vishen në mënyrë sportive dhe të thjeshta, por kur duhet të prezantohen plot shkëlqim, do ta bëjnë atë në mënyrën e duhur dhe me një dozë të matur kthjelltësie.
Gjithmonë origjinale në performancën e tyre, do t’ju vjedhin lehtësisht vëmendjen. Kur ato kënaqen, nuk do t’ju duhet shumë për t’i vënë re në një turmë, sepse bukuria dhe sharmi i tyre del në pah kur ndihen mirë.
Ujori
Helmi mbahet në shishe të vogla. Femrat e Ujorit janë zakonisht me gjatësi mesatare ose të shkurtra. Kanë një fytyrë të bukur të rrumbullakosur dhe një çehre më të lehtë. Zakonisht kanë duar dhe shputa më të vogla, por këmbë të bukura. Sytë e tyre janë të butë, shikimi i qartë dhe i sinqertë. Kanë buzë të bukura dhe të buta, të mëdha.
Këto femra nuk i kushtojnë shumë rëndësi zbukurimit dhe veshjeve, e dinë që janë më të bukurat në natyrë. Këto zonja shpesh janë të pajisura natyrshëm me atribute femërore dhe e lënë pa frymë seksin e kundërt. /Telegrafi/