Studime pa pagesë në bashkëpunim me bizneset më të sukseshme kosovare, metoda moderne të mësimdhënies, dijen dhe shkathtësitë praktike që studentët arrijnë gjatë studimeve, e bëjnë Riinvestin model i cili ofron një të ardhme të ndritshme për studentët.
Riinvest zhvillon studime universitare në menaxhim biznesi me qëllim që të krijojë ekonomistë dhe menaxherë modernë për nevoja zhvillimore të vendit dhe të aftë për të konkurruar në tregun global.
Këto programe studimi përfshijnë çdo aspekt të biznesit modern ku mësohet për dinamikën e biznesit, ndërrmarrësisë, artin e menaxhimit, financave apo eksplorimin e marketingut duke e bërë institucion lider në industri.
Bashkëpunimet e ngushta me bizneset bëjnë që programi i Riinvest të jetë relevant me kërkesat e tregut, që stafi të jetë në trend me zhvillimet në treg në mënyrë që të përqendrohet në atë që ju nevojitet studentëve për të arritur qëllimet e tyre.
Ligjëruesit aplikojnë praktika profesionale të mësimdhënies duke i udhëzuar studentët që të praktikojnë atë që mësojnë. Këtë e bëjnë përmes vizitave në kompanitë lokale ku ata kanë rastin të bisedojnë me themeluesit dhe menaxherët e këtyre institucioneve dhe te mësojnë për teknikat dhe njohuritë që një menaxher i ardhshëm duhet të posedojë për zhvilluar biznesin dhe rritur kreativitetin.
Një metodë tjeter e vlerësuar si tejet efikase është mësimi përmes rasteve studimore ku studentët analizojnë gjendjen ekonomike të kompanive te ndryshme (lokale apo globale) dhe pastaj reflektojnë përmes punimeve apo diskutimeve të ndryshme në klasë.
Kjo i ndihmon studentët që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe analitik dhe të jenë të gatshëm të zgjidhin probleme komplekse në jetë reale.
Për më tepër, secili nga tre profilet përfshin lëndën e obligueshmë të praktikës në institucionet përkatëse. Studentët e profilit Analizë ekonomike për biznes e kanë lëndën e praktikës të obligueshme në Institutin Riinvest, ata të profilit Menaxhment dhe Marketing në ndërmarrjet partnere, ndërsa ata të Banka, financa dhe kontabilitet në banka.
Të gjithë studentët e interesuar e kanë mundësinë që të inkuadrohen në projektet kërkimore të Riinvest-it, ku edhe kanë një kontratë angazhimi me pagesë. Prandaj studentët në Riinvest kanë një shkallë të lartë punësimi.
Në kudër të bashkëpunimit ndërkombëtar disa prej tyre tanimë kanë kryer një semestër ose vit akademik në universitete ndërkombëtare në Britani të madhe, Slloveni, Kroaci e Turqi dhe kjo mundësi do të rritet në vitet në vazhdim.
Me një fjalë, studimi, kërkimet, shkathtësitë për punë dhe njohja e ekonomisë dhe shoqërisë kanë gjetur një kombinim fatlum dhe mjeshtëror në Riinvest.