Nëse jeni mashkull dhe preferoni të flini të veshur vetëm me të brendshme, atëherë duhet ta ri-mendoni këtë shprehi.
Ekspertët i këshillojnë meshkujt që, për shkak të shëndetit, të mos flenë vetëm në të brendshme, transmeton Telegrafi.
Pse meshkujt nuk duhet të flenë vetëm në të brendshme?
Sipas doktorëve amerikanë, fjetja në të brendshme mund të shpie në probleme të pjellorisë.
Kjo për shkak se të brendshmet ndikojnë në kualitetin e spermës sepse ajo pjesë nxehet shumë gjatë natës.
Ata thonë se regjioni i organit gjenital duhet të jetë në temperaturë të duhur në mënyrë që të optimizohet prodhimi i spermës.
Meshkujt duhet të flenë lakuriq…
Disa njerëz e preferojnë ndjenjën e lirisë për të fjetur pa pizhame apo pa të brendshme, dhe siç duket kjo është e mahnitshme edhe për trupin.
Fillimisht, kjo është më higjienike sepse veshja e rrobave e inkurajon rritjen e baktereve, ndërkaq fjetja lakuriq e lejon lëkurën të ajroset më mirë.
Nëse flini me rroba, rritja e temperaturës e pengon lirimin e hormoneve kundër plakjes, kështu fjetja lakuriq e lejon trupin ta mbajë temperaturën e duhur dhe ju bën të dukeni më të ri.
Gjithashtu, kur temperatura e trupit është më e ulët, ju do të digjni më shumë kalori.
Përfitimi tjetër është se kur dy partnerët flini lakuriq, kontakti lëkurë me lëkurë rritet dhe kështu lirohet oksitoksina, apo hormoni i dashurisë. /Telegrafi/