Telegrafi

“Është e rreme”, polici në Ohio qëllon mbi adoleshentin që mbante në dorë një revole lodër – e plagosë në dorë  

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan në qytetin Akron, Ohio shfaq ngjarjen rrëqethëse të 1 prillit, kur polic shtie mbi adoleshentin Tavion Koonce-Williams, të cilin e qëllon në dorë pas telefonatës së pranuar se po mbante atë që më vonë u konstatua se ishte një revole lodër.

Videoja shfaq adoleshentin, i cili nuk u emërua nga policia por që më vonë u zbulua identiteti i tij nga avokati i familjes së 15-vjeçarit Koonce-Williams, i cili qëllohet nga policia e Akronit pas telefonatës së pranuar nga një kalimtar rasti që kishte nxjerrë për shëtitje qenin – duke pretenduar se Koonce-Williams ia kishte drejtuar revolen kalimtarëve, transmeton Telegrafi.

Në video shihet kur polici arrin në vendngjarje dhe i kërkon adoleshentit që t’i mbajë duart pas koke, para se të shtinte mbi të – duke ia lënduar dorën.

Adoleshenti shihet duke mbajtur duart lart dhe vazhdimisht bërtiste: “është e rreme”, duke iu referuar revoles për të cilën policët menduan se ishte e vërtetë.

Avokati Imokhai Okolo, që përfaqëson adoleshentin dhe familjen e tij, ka thënë se nxënësi i shkollës së mesme ka mbetur “zemërthyer” dhe kërkon drejtësi.

Në anën tjetër, polici Ryan Westlake, i cili prej nëntë vitesh punon në policinë e Akronit, është pezulluar nga puna deri në përfundimin e hetimeve. /Telegrafi/