– Çfarë do të thotë ‘është e qartë’? – pyet mësuesja nxënësit.
Njëri çon dorën dhe fillon të përgjigjet:
– Babai im vozit Mercedes, nëna BMW, ndërsa gjyshja Jeep… Është e qartë se ne kemi para.
– Të lumtë! E ke shpjeguar për mrekulli – thotë mësuesja. – Të shohim dikush tjetër. Urdhëro ti, si e shpjegon? – i drejtohet mësuesja një nxënësi tjetër.
– Gjyshja ime çdo ditë shkon te ara që e kemi afër. Nën njërën sqetull e mban “The New York Times”, ndërsa nën tjetrën “Allgemeine Zeitung”.
Arsimtarja pyet e habitur:
– Edhe?
– Po, asgjë. Gjyshja nuk di as anglisht as gjermanisht, është e qartë se shkon ta kryejë nevojën.