Site icon Telegrafi

“Është e qartë se lufta nuk ka mbaruar”: Ligjvënësit opozitarë në Venezuelë sulmohen, derisa tentojnë të futen në Asamblenë Kombëtare

Përplasjet mbi Asamblenë Kombëtare të Venezuelës u intensifikua të mërkurën ndërsa bandat pro-qeverisë sulmuan ligjvënësit aleatë me liderin e opozitës Juan Guaidó, duke i penguar ata të zhvillojnë një seancë në pallatin legjislativ.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qeveria socialiste e presidentit Nicolás Maduro është përpjekur të marrë përsipër legjislaturën, institucionin e fundit demokratik në këtë komb gjithnjë e më autoritar.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë bllokuan ligjvënësit e opozitës të hynin në ndërtesë për një seancë për të zgjedhur udhëheqësit legjislativ.

Ligjvënësit pro qeverisë instaluan një aleat të Maduros si drejtues të asamblesë, por shumica e Guaidó u rikthye në një zyrë të afërt të një gazete lokale dhe e zgjodhën atë për një mandat të ri një vjeçar.

Dhe siç shkruan The Washington Post, të mërkurën, ishte e qartë se lufta nuk ka mbaruar.

https://twitter.com/Presidencia_VE/status/1217460899340062720

Një video e shpërndarë nga zëdhënësi i Guaidó tregonte disa burra në këmbë dhe me motoçikleta duke ndjekur një automjet që transportonte katër ligjvënës të opozitës, duke hedhur gurë dhe jo vetëm në drejtim të makinës.

Një burrë goditi dritaren e pasme, duke bërë që shoferi i makinës të largohej me shpejtësi. Nuk u raportuan lëndime.

Ndërsa Delsa Solórzano, një nga deputetët në makinë, ka shkruar se bandat pro-qeveritare të njohura si “colectivos” qëlluan ndaj tyre ndërsa përpiqeshin të arrinin në pallatin legjislativ në Caracas.

Guaidó më vonë tha që automjeti kishte një vrimë plumbi në dritaren anësore të shoferit.

Lexo po ashtu Guaido sërish me skena të çuditshme, nuk e lejojnë të futet në Kuvend – vetëshpallet presidenti brenda zyrave të redaksisë së një gazete lokale

“Ata nuk u përpoqën të na ndalojnë. Ata u përpoqën të na linçojnë”, tha ligjvënësi Carlos Berrizbeitia.

Veç politikanëve, edhe gazetarët që përpiqeshin të raportonin mbi sulmet u tërhoqën nga motoçikletat e tyre nga civilë të armatosur, të cilët vodhën pajisjet e tyre.

Më vonë, seanca parlamentare u zhvendos në një teatër në një periferi të Caracas të quajtur El Hatillo.

Asambleja Kombëtare është institucioni i vetëm qeveritar i kontrolluar nga opozita në këtë komb të Amerikës së Jugut me 32 milionë banorë.

Anëtarët e saj kanë shpallur Maduron një uzurpator dhe e kanë quajtur Guaidón udhëheqësin e duhur të vendit – një pretendim i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version