Me një video nga palestra, ajo ka treguar se si duket pjesa e një prej seancave të saj stërvitore
Këngëtarja Nicole Scherzinger prej vitesh cilësohet si femra më e bukur në botë, e cila me figurën e saj të përsosur dhe trupin e tonifikuar nuk resht së dëshmuari se e meriton këtë titull.
Përkushtimi i përditshëm ndaj stërvitjeve me intensitet të lartë dhe zakoneve të jetesës së shëndetshme e çoi këngëtaren Nicole në një formë dhe figurë të lakmueshme që do ta dëshironin edhe femrat njëzetvjeçare dhe duhet të përmendim se ajo është në dekadën e saj të pestë.
Kjo bukuroshe e lindur në Havai është 45 vjeçe dhe rregullisht motivon njerëzit dhe tërheq vëmendjen në rrjetet sociale me dukjen e saj fizike të përsosur dhe tenin e përsosur, transmeton Telegrafi.
Nicole me këtë video që ka publikuar në Instagram ka treguar se çfarë bënë në palestër.
/Telegrafi/