Site icon Telegrafi

Është e paqartë nëse Universiteti “Nënë Tereza“ do të fillojë me punë në afatin e paraparë

Përkundër premtimeve të Ministrisë për arsim dhe shkencë, ende nuk janë formuar pesë komisionet amë për Universitetin e ri të Shkupit “Nënë Tereza”, informon Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para një muaji, tash më ish ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, premtoi që çështja e krijimit të komisioneve do të mbyllet në afat prej një javësh. Ai atëherë, problemin e adresonte te mosinteresimi i profesorëve.
„Jemi në fazë të konsultimeve me profesorë të caktuar nga vendi dhe nga jashtë. Nënkuptohet, janë profesor të cilët i plotësojnë kriteret për anëtarësim në komisione të këtilla dhe shpresoj që javës së ardhshme, kjo procedurë do të përfundojë“, ka thënë ish ministri i arsimit dhe shkencës.

Të njëjtin premtim, gjashtë javë më vonë e dha edhe personi përgjegjës në sektorin për arsim të lartë në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Agim Rushiti./Telegrafi/

Exit mobile version