Priyanka Chopra, aktore bukuroshe indiane, e cila po radhit suksese në Hollywood, arriti në Kanë me një stil të lartë ku më 27 maj mbahet Festivali ndërkombëtar i filmit
Aktorja entuziaste, e cila fitoi titullin Miss Bota në vitin 2000, në moshën 18-vjeçare, dukej sikur sapo kishte arritur nga pista e modës me një krijim sensacional të kuq që zbulonte belin e saj të hollë.
Ylli i serialit “Citadel” ka rënë në sy në një kombinim miklues.
Dyzetvjeçarja e bukur indiane tregoi figurën e saj të përsosur me top të shkurtër me shpatulla të zbuluara dhe një fund të gjatë të zbukuruar me lule dhe me gurë të çmuar.
Ky stil magjepsës i frymëzuar nga trashëgimia indiane e Priyankas është nënshkruar nga stilistja e re Sohee Park nga Koreja e Jugut, e cila lansoi me sukses të madh markën e saj Miss Sohee në Londër.
Kreacionet e saj janë veshur nga Miley Cyrus, Cardi B, Bella Hadid, Ariana Grande, Gemma Chan, Naomi Campbell… /Telegrafi/