Telegrafi

Është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë, Zhaklin Lekatari thotë se pasurinë do t’ia lë maceve të saj

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është njëra prej gazetareve dhe opinionisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe për deklaratat që herë pas here bën.

Bëhet fjalë për Zhaklin Lekatarin, e cila kohëve të fundit u komentua mjaft shumë nëpër media.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.

Foto: Screenshot/YouTube

Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.

Lexo po ashtu Efi Dhedhes flet për sherrin me Zhaklin Lekatarin në prapaskenë gjatë një spektakli të Big Brother VIP Albania

Zeshkania mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim. /Telegrafi/