Ajo është njëra prej gazetareve dhe opinionisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe për deklaratat që herë pas here bën.
Bëhet fjalë për Zhaklin Lekatarin, e cila kohëve të fundit u komentua mjaft shumë nëpër media.
E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.
Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.
Zeshkania mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.
Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.
Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim. /Telegrafi/