Një video virale që tregon rrobat e varura në një oborr për t’u tharë – një praktikë e zakonshme në shumë pjesë të botës – ka ndezur diskutime në internet.
Në klipin e shpërndarë në Instagram, përdoruesi sqaroi se skena ishte nga një shtëpi amerikane dhe jo nga India.
Ai e shpërndau videon, të vendosur në sfondin e këngës ‘Not Like Us’ të Kendrick Lamar, me një emoji të tronditur, përcjell Telegrafi.
Përdoruesi – Mohammad Anas – biografia e të cilit thotë se ai i ndihmon studentët “të lëvizin, të vendosen dhe të kenë sukses në SHBA” ndau videon.
Ai hapet me një insert teksti që thotë, “Jo India, kjo është SHBA”.
Që kur u shpërnda, videoja ka grumbulluar miliona shikime.
“Jam shumë i hutuar. A nuk duhet ta bëjmë këtë në SHBA?” ka shkruar një përdorues.
“A nuk i thajnë amerikanët rrobat e tyre?” pyeti një tjetër.
“Më falni, a është e paligjshme të thani rrobat apo diçka tjetër?”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/