Telegrafi

A është i njëjti person? – Njerëzit nuk mund ta besojnë ndryshimin e madh pas ndërhyrjeve që bëri kjo grua në një klinikë në Turqi

‘A është e njëjta grua në imazh?’ ‘Çfarë operacionesh plastike ka bërë?’ ‘Sa kushtoi ndërhyrja?’

Këto janë pyetjet që kanë bërë të gjithë pasi kanë parë fotot para dhe pas të një pacienteje që kishte bërë operacione plastike në një klinikë në Turqi, transmeton Telegrafi.

“Pacientja jonë e dashur zonjusha Dilek pas dy vjetësh të rinoplastikës, ngritje të fytyrës dhe operacioni ‘bleferoplastike’. Pres komentet tuaja”, thuhej në mbishkrim.

Në të majtë, pamjet nga afër tregojnë një grua dukshëm më të vjetër, për të cilën kirurgu pretendoi se ishte 68-vjeçare.

Ndërkohë, tek imazhet në të djathtë – që thuhet se është e njëjta grua – duket se paraqesin atë paktën ’20 vjet më të re’.

Mjeku i saj këmbënguli se gjithçka është falë sasisë së madhe të ndryshimeve kirurgjikale të kryera në klinikën e tij në Stamboll.

Duke iu kundërpërgjigjur akuzave se postimi është fals, ai zbuloi se pacientja iu nënshtrua pesë operacioneve të ndryshme për të marrë rezultatin.

“Kjo është çmenduri. Ajo duket 20 vjet më e re”, thuhej në një koment në Instagram.

“Rezultati i rinoplastikës është vërtet i mirë. Ka me siguri mbushës buzësh. Por prapë mund të vërehet se është e njëjta”, thuhej në një koment tjetër.

Edhe Melinda Farina, themeluesja e Beauty Brokers, një agjenci konsulence që ndihmon klientët gjatë gjithë rrugëtimit të kirurgjisë plastike, mbeti pa fjalë.

Ajo tha se kishte mbetur pa fjalë me këtë ndryshim.

Ndjekësit nga Perëndimi theksuan se edhe kirurgët më të mirë në SHBA nuk i janë afruar një transformimi kaq ‘radikal’.

Të impresionuar nga rezultatet, shumë thanë se do të udhëtonin për në Turqi.

Të tjerë i kërkuan klinikës të tregojnë çmimet për të gjitha procedurat që ka pasur gruaja në fytyrën e saj.

Por, disa ngritën dyshimet nëse imazhet në të djathtë ishin rregulluar përpara se të postoheshin në rrjetet sociale.

Të tjerë nuk ishin edhe aq të bindur që në imazhe është i njëjti person dhe u bën thirrje njerëzve të mos  i besojnë klinikës.

Njëri shkroi se në imazhet djathtas është vajza e saj. /Telegrafi/