Site icon Telegrafi

Është e mahnitshme ajo që bën ky njeri: Ai njihet në internet si “mbreti i kërcimeve

Nuk e dimë emrin e burrit, por besojmë se vjen nga Kina. Aftësitë e tij janë mbresëlënëse, ndaj nuk është për t’u habitur që ai quhet “mbreti i kërcimeve” në internet.

Nga mënyra se si vishet dhe duket, do të thuhej se nuk është në “lulen e rinisë”, megjithëse njerëzit besojnë se akrobati në fakt maskohet për të fshehur identitetin e tij.

Teksa e shikoni duke kërcyer mbi karrige dhe “pengesa” të tjera, ai duket se po noton në ajër, duke sfiduar gravitetin.

Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa praktikë kërkohet për të arritur një nivel kaq të jashtëzakonshëm shkathtësie, dhe veçanërisht i kushtojmë vëmendje skenës kur ai kërcen mbi pellgun.

A mund të presim që në të ardhmen të “ecë” mbi ujë?! /Telegrafi/

Exit mobile version