Site icon Telegrafi

“Është e lavdishme që gjeni i tij do të vazhdojë të jetojë”, Lewis Hamilton ruan spermën e ngrirë të qenit të tij

Lewis Hamilton i merr kafshët shtëpiake të tij, dy qentë Roscoe dhe Coco me vete ku do ku shkon nëpër garat e tij me formula 1.

Lewis Hamilton iu ka tregar së fundmi fansave të tij, se e ka ruajtur spermen e ngrirë të qenit të tij, pas momentin që është dashur të bëjë një prerje në të.

Duke shkruar ne Instagram Lewis ka thënë: “Roscoe në qejf. Për shkak të disa komplikimeve, është dashur që t’i bëjmë disa prerje (operacion)”.

Lexo po ashtu Hamilton fiton në Meksikë, pret gabimin e Rosberg

Ai ka treguar se mu për këtë shkak nga frika se mos humbet përgjithnjë qenin e tij, ka ruajtur në spermatozoidin e tij të ngrirë në kushte laboratorike.

“Sido që të jetë meqë është bulldogi më i bukur, kam vendosur që ta ruaj spermen e tij të ngrirë në mënyrë që të kem këlyshë të tij”, ka thënë Leqis.

Por, ai thekson Roscoe është një qenë shumë i veçantë, ngase edhe prindërit gëzonin të njejtat aftësi të shkëlqyera si ai.

“Edhe nëna dhe babai i tij ishin qenë kampionë kështu që është e lavdishme që gjeni i tij do të vazhdojë të jetojë”, ka përfunduar ai.. /Telegrafi/

Exit mobile version