Aktorja hollivudiane, Eva Longoria, është gjithmonë e kuruar në mënyrë të përsosur dhe rrallëherë kemi rastin ta shohim në edicione disi më të rastësishme
Ndonëse është e gjatë vetëm 157 centimetra, ajo është sinonim sekspiliteti dhe pas lindjes, ajo arriti ta çojë linjën në perfeksion – me një dietë të korrigjuar dhe punë të palodhur në palestër, transmeton Telegrafi.
Ndaj aktores i pëlqen të tregojë linjën e saj të re, ndaj shpesh vesh fustane të shkurtra dhe rrallëherë mund ta shohim me veshje të relaksuara e të përditshme.
Megjithatë, ajo sërish ka bërë një përjashtim dhe ka bërë një shëtitje në një kombinim të thjeshtë, i cili nuk ka qenë pengesë për Longorian për të tërhequr vëmendjen.
Edhe pse aktorja mbath këpucë me taka, tashmë ajo ka zgjedhur atlete të bardha moderne, të cilat i ka kombinuar me pantallona elegante të zeza, një pulovër “oversize” dhe një çantë të madhe.
Stilin e ka përmbyllur me syze dielli dhe të gjithë kanë komentuar sesi aktorja e njohur nuk është dukur kurrë më mirë.
/Telegrafi/