Site icon Telegrafi

A është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ Leonora Jakupi? (Foto)

Këngëtarja Leonora Jakupi vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo është shquar gjithnjë për stilin dhe elegancën e saj skenike, gjersa të dukurit bukur, këngëtarja e praktikon edhe në përditshmëri.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet plot elegancë dhe në harmoni me natyrën.

Lexo po ashtu "Trendi" i publikimit të librezave të nxënësve kap edhe VIP-at, ja kush publikoi imazhe të tilla (Foto)

Ajo çfarë bie më shumë në sy në fotografitë e saj të fundit janë buzëqeshja e saj dhe pozat që merr, të cilat e bëjnë këngëtaren të duket e dashuruar marrëzisht.

Leonora nuk ka treguar ende nëse është në ndonjë lidhje të re, teksa ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private gjithë këto vite. /Telegrafi/

Leonora duket ‘kokë e këmbë’ e dashuruar në fotografinë e saj të fundit. Foto nga Instagram.
Exit mobile version