Site icon Telegrafi

Është dy vjeç e gjysmë dhe është i gjatë 1.3 metra

Tash veshë rrobat e qepura për shtatëvjeçarët. Sipas gazetës britanike “Telegraph”, Karan është vazhdimisht i uritur, ndërsa mund të hajë menjëherë pesë molla dhe gjithmonë kërkon dhjetë lugë mjaltë.

Jeton në Meerut të Indisë, ndërsa nëna e tij është basketbollistja, Shweatlana Singh. “Me tu zgjuar në mëngjes, kërkon të haj dhe të pi qaj”, thotë nëna e tij. “Sa herë sheh dikë duke ngrënë, kërkon edhe ai të hajë”.

Kur nisi të shkoj në çerdhe nuk donin ta pranon duke thënë se tashëm ai është për të shkuar në shkollë. Këto ditë nëna e tij po përgatitet ta përfaqësojë Indinë në lojërat e Commonwealthit në New Delhi. Karanin planifikon ta dërgojë në SHBA të stërvitet, nëse paraqet talent për sport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version