Një video që tregon sigurinë e Dubait po bëhet virale në rrjete sociale, duke ndezur një diskutim mes përdoruesve të internetit.
Në klip, influencuesja Leyla Afshonkar bën një shaka për të testuar sigurinë e qytetit.
Ajo i lë stolitë e saj prej floriri mbi një veturë të parkuar dhe vëzhgon nga larg se si reagojnë kalimtarët, përcjell Telegrafi.
Për habinë e saj, këmbësorët kalojnë pa i hedhur sy arit.
Në një moment, një grua madje merr një bizhuteri të rënë në tokë dhe e vendos përsëri mbi veturë.
“Ka kaluar gjysmë ore dhe askush nuk e ka prekur arin. Dhe më thuaj Dubai nuk është vendi më i sigurt në botë”, thotë ajo në klip.
Klipi ngjalli një diskutim në internet, me disa që lavdëruan sigurinë e Dubait dhe të tjerë që vënë në pikëpyetje vërtetësinë e marifetit. /Telegrafi/