Mënyra bashkëkohore e jetës na ka sjellë shumë përparësi dhe komfor, mirëpo nga ana tjetër edhe shumë stres
Secili nga ne së paku një herë ka thënë që është nën stres. Për stresin flitet shumë, shkruhet dhe polemizohet, por jo rrallë shtrohet pyetja a na është stresi në të vërtetë i domosdoshëm për të arritur sukses të madh. A është ky ‘karburanti’ ynë drejtues?
Stresi në masë të konsiderueshme është i pashmangshëm dhe është e pamundshme të jetohet pa aspak stres, mirëpo mundemi edhe ta mësojmë se si ta menaxhojmë atë, si ta reduktojmë në minimum dhe të mos lejojmë që të drejtojë jetën tonë, transmeton Telegrafi.
A do ta përjetojmë ndonjë situatë si stresuese dhe sa kohë na duhet që ta mposhtim, apo ta kapërcejmë varet nga ajo se si e vlerësojmë atë situatë dhe çfarë kuptimi i japim.
Kur jemi nën stres, atëherë situatat i vlerësojmë si kërcënuese, rrezikuese dhe që janë jashtë kontrollit, konsiderojnë psikologët.
Shumica e njerëzve gabimisht supozojnë që stresi dhe suksesi janë të pashmangshëm. Atëherë stresin e konsiderojnë si burim motivimi.
Pasi që njerëzit mendojnë që çdo sukses i madh domosdo është edhe stres i madh, fillojnë të kërkojnë verifikimin e ekzistimit të stresit në jetët e tyre profesionale, por edhe në atë private.
Në mënyrë të pavetëdijshme, stresin fillojnë ta shikojnë si emocion të vlefshëm të cilin është e dëshirueshme ta kenë, emocion i cili u është i nevojshëm për të qenë të motivuar, efikas dhe në fund, të suksesshëm. /Telegrafi/