Telegrafi

Është djegur një shtëpi në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në Kumanovë është djegur një shtëpi, në rrugën “Done Bozhinov”.

Zjarri ka shpërthyr në ora 12:20, ndërkohë kanë intervenuar katër zjarrëfikës Njësitit Territorial të Zjarrfikësve dhe kanë arritur që në orën 12:55 ta shuajnë zjarrin.

Shkaqet e zjarrit dhe dëmet materialet do të vërtetohen pas ekspertizës së kryer nga Prokuroria Publike dhe SPB Kumanovë./Telegrafi/