Gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë është djegur një makinë me targa të Zvicrës, e drejtuar nga S.K (48) nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ka njoftuar se S.K dhe disa persona tjerë që kanë qenë në vendngjarje kanë lokalizuar zjarrin, por nuk kanë arritur të shpëtojnë pjesën e përparme të makinës.
Hetim në vend ngjarje ka bërë ekip i SPB Tetovë, por ende nuk janë zbuluar arsyet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit./Telegrafi/